Rreth Nesh
Kantina Korca 2000
Kantina “Korca 2000” sh.p.k është themeluar në vitin 2000 në qytetin e Korçës.Me një eksperiencë 18-vjeçare paraqitet në treg me produkte cilësore dhe konkuruese. Gjatë aktivitetit prodhues ka investuar për përmirësimin e teknologjisë duke ju referuar standarteve europiane. Konkretisht në vitin 2009 është pajisur me çertifikatën e sigurisë ushqimore haccp, iso 22000:2005. Ka 10 hektarë vreshta me kontratë qira-marje shume-vjecare me fermerët. Varietetet e rrushit që përpunohet janë: kabërnet ,mavrud , shesh i zi ,merlot,riesling,si dhe varietetet autokton te zones se korces: serini i zi,serini i bardhë, perla. Serine (white serina) – rrushi serinë është në varietetin e zi dhe të bardhë dhe ka nuance të shijes së vishnjave. Pjesa më e madhe e vreshtave që e kanë këtë lloj rrushi gjenden në zonën lindore të korçës. Prodhimi vjetor i verës eshte 400hl. Duke përpunuar edhe disa lloje te rakive te frutave (dardhë ,mollë,ftua etj. prodhimi vjetor i rakisë eshte 100hl. Një investim tjetër i realizuar kohët e fundit dhe shumë i rëndësishëm për prodhimin e rakisë është distileria me kolonë bakri .
Distilator Bakri me Kolonë
Distilantet
Rakite e prodhuara nga distilatori i bakrit me kolone jane te nje cilesie te larte,me tregues te ulet (deri ne zero)te alkooleve te padeshirueshem qe jane te demshem per shendetin e konsumatoreve.(metilik,
Procesi i distilimit eshte i monitoruar deri ne detaje ,kete komoditet ta realizon vetem kjo distileri e fjales se fundit te teknologjise.