Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Rreth Korça 2000

Cilësia, Misioni Ynë i Vetëm

Kantina  “KORCA 2000” Sh.p.k  është themeluar në vitin 2000 në qytetin e Korçës. Me një eksperiencë 22-vjeçare paraqitet në treg me produkte cilësore dhe konkuruese. Gjatë aktivitetit prodhues ka investuar për përmirësimin e teknologjisë duke ju referuar standarteve europiane. Në vitin 2009 është pajisur me çeritifikatën e sigurisë ushqimore HACCP, ISO 22000:2005.

Kantina ka 10 hektarë vreshta me kontratë qira-marrje shumëvjeçare me fermerët. Varitetet e rrushit që përpunohet janë: Kabernet, Mavrud, Shesh i Zi, Merlot, Riesling si edhe varietetet autoktone të zonës së Korçës: Serini i Zi, Serini i Bardhë dhe Perla.

Një ndër objektivat tanë kryesorë është besimi për produktin nga ana e konsumatorit dhe ndërgjegjësimi i tij mbi cilësinë e produkteve shqiptare.

Për të ballafaquar cilësinë e verës shqiptare me atë të vendeve europiane, ne kemi marrë pjesë në konkurse të ndryshme të verërave dhe jemi vlerësuar me pikët maksimale.

VITI 2012

Produkt i Rezervuar

Verë e Kuqe Merlot

Nga rrushi Merlot i kultivuar në zonën e Korçës. Shije delikate ne aromën e dukshme të merlotit kombinuar me kabërnet (20%). Me ngjyrë të kuqe rubini. Shoqërohet me një gamë të gjerë produktesh ushqimore. Këshillohet të konsumohet në T. 16 – 18° C. Stazhionuar në bute lisi për një kohë të gjatë.

Për më tepër na kontaktoni në:
AL +355 68 60 94 379.

Ne prodhojmë verëra me shije të pasur dhe cilësi të lartë.

Verërat

Të Kuqet dhe të Bardhat

  • Kabernet
  • Merlot
  • Mavrud
  • Riesling

Distilatet

Rakitë

  • Raki Rrushi
  • Raki Ftoi
  • Raki Molle
  • Brandy

Kantina

Vizitoni Kantinën Tonë

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.